Gjokoviqi i pasionuar pas këngës “Unë jam një djalë nga Kosova”

LAJME

Muzicienti serb Petar Mariq ka zbuluar detaje nga takimi i fundit me tenistin Novak Gjokoviq, dhe me këtë rast ka folur edhe për këngët e preferuara të tij.

Mariq ka qenë së fundmi mysafir i tenistit serb në një aheng privat, shkruan “Zeri.info”.

Me atë rast, ai kishte kënduar këngën “Unë jam një djalë nga Kosova” me iniciativën e Gjokoviq.

“Kemi qëndruar bashkë në Monako dhe e njoh babanë e tij prej disa ndejave ku kemi qenë bashkë. Në një aheng, Gjokoviqi dhe të tjerët më thirrën për të kënduar”, tha Mariq.

“Gjokoviq kërkonte shumë këngë popullore. Ai e njeh muzikën e duhur. Ai e veçoi këngën e Milan Vasiq, ‘Unë jam një djalë nga Kosova”, përfundoi ai. /Zeri.info