A e dini se si quhet ky frut?

KURIOZITETE

Ky frut nga pak është harruar, por kjo pemë e shijshme është unike.

Ka lloje të dudit të bardhë, të zi dhe të kuq. Aromën më të fortë e ka i ziu.Pak sekonda pasi ta kaloni marketingun shfaqen pamjet

VETITË SHËRUESE

Frutat e tij përmbajnë acide të limonit dhe të mollës, vitamina C, B, K, A, dhe E, hekur, kalium, mangan e magnez. Posedojnë sasi të madhe të antioksiduesit antocianinë. Sipas ekspertëve, parandalon plakjen e organizmit dhe shumë sëmundjeve.

DUDI I ZI

Dudi i zi në mjekësinë popullore përdoret kundër inflamacioneve në kanalet urinare, sëmundjeve të gojës dhe fytit, epilepsisë, depresionit, pagjumësisë, marramendjeve.

Lëngu i tij lehtëson kollën, djersitjet dhe pastron gojën e fytin.

DUDI I BARDHË

Ky lloj më shumë përdoret në kozmetikë. Gjendet në shumë preparate për zbardhjen e lëkurës, heqjen e njollave. Përdoret edhe në preparatet kundër plakjes së hershme të lëkurës, për tretman të lëkurës përreth syve dhe për pastrimin e fytyrës. Studimet dëshmojnë se ndikon te artriti, sëmundjet e syve, plogështimi i organizmit dhe relakson sistemin nervor.