A po e lusin LDK-ja Kujtim Shalën që të jetë kryetar i kësaj partie

LAJME

Ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, Visar Berisha, ka thënë se Kujtim Shala nuk do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

Berisha tha se ai vet personalisht i ka thënë se nuk do të jetë kandidat sepse nuk dëshiron t’i hyjë kësaj gare.

Ai gjithashtu tha se nuk e din nëse është duke u lutur Shala nga LDK-ja për ta pranuar këtë detyrë, por e din që nuk do të jetë kandidat.

Ndërkohë, analistët në sutudion e Debat Plus, kanë thënë se Shala është duke u lutur nga LDK-ja që të jetë kandidat.

“Unë e di që Kujtim Shala nuk do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, sepse ma ka thënë se nuk do të jetë. Nuk e di a janë duke e lutur brenda LDK-së, që të jetë kandidat, por ai nuk do të jetë, këtë e di. Poashtu Abdixhiku ka shpreh vullnetin të jetë, dhe unë e mbështës kandidaturën e tij, duhet të ketë më tepër emra, kryesisht me emra të ri, jo me moshë por me mentalitet. Nuk e di kush tjetër do të jetë, por Kujtim Shala nuk do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së. Nuk e di kah sponzorizohet me u godit Abdixhiku”, u shpreh Berisha.