A u fejua Arta Nitaj?

SHOWBIZ

Arta Nitaj duket se i ka dhënë fund beqarisë

S’e paku kështu duket në një fotografi që ajo ka postuar në rrjetet sociale, konkretisht në “Story” të Instagramit.

Bukuroshja dhe aktorja kosovare ka vënë në gishtin e fejesës një unazë të rëndë ari që është një kombinin me ari të bardhë.

Arta nuk ka shkruar asgjë mbi këtë fotografi përpos që i pëlqen ngjyra e bardhë e thonjve të saj.

Aktorja dhe modelja kosovare bën një jetë në mes të Kosovës dhe Dubait por më shumë kohën e kalon në Dubai.

Kohëve të fundit ajo është parë duke luajtur edhe rolin e aktores në videoklipin e këngëtarit Butrint Imeri, konkretisht në këngën “Phantom”.

Nuk dihet a i ka dhënë fund beqarisë ajo apo thjesht ka dashur vetëm të provokojë pak fansat e saj.