Abelard Tahiri fyen rëndë Gërvallën: Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë

LAJME

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së e ka akuzuzar e fyer rëndë ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Në replikën e tij, Tahiri e quajti “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë” Gërvallën.

“Ju jeni përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marrë me neve se të ka ty. Ajo gjykatë është bërë prej njerëzve sikur ju. Sot nuk ka nevojë me dal Daçiqi se është Donika Shëarz, se emrin tjetër po me vjen marrë me ta përmend. Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë se sa si ministre e Punëve të Jashtme. Dil kërkoju falje viktimave, grave të dhunuara për atq që e the . Kjo është turp, është marre për ty. Ti je turpi më i madh. Me pas një kryeministër të përgjegjshëm, sot të të kishte shkarku”, ka thënë Tahiri.

Gërvalla – PDK-se: Gjykatën Speciale e votuat ju, jo ne

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Qeveria Kurti është zgjedhur për të luftuar korrupsionin.

Ajo ka thënë se Gjykata Speciale nuk është instaluar nga Serbia po nga vetë deputetët.

Gërvalla ka thënë se deputetët asnjëherë nuk kanë ndërmarrë asgjë për gjykimin e krimeve të luftës.

“Po ju drejtohem juve deputetëve të PDK-së, korrupsioni nuk është pikë e jona, por realitet i hidhur i qytetarëve të Kosovës. Qeveria jonë është zgjedhur për të luftuar korrupsionin, më së shumti të instaluar nga ju. Gjykata speciale nuk është e instaluar nga Serbia, Gjykata Speciale në Hagë është e instaluar nga ju.

Pse është e instaluar nga ju, jo vetëm qe nuk e keni luftuar, por nuk keni ndërmarrë asgjë për gjykimin e dënimin e krimeve. Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli ju e dini shumë mirë se si është krijuar Gjykata Speciale. Ju pikërisht ju jeni përgjegjës që prijësit tuaj ndodhen në Hagë”, ka thënë ajo.