Aktori i “Çka ka shpija” bëhet sërish baba

SHOWBIZ

Aktori i serialit të njohur vendor “Çka ka shpija”, Dardan Gashi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të bukur.

Gashi ka bërë të ditur se ai dhe bashkëshortja e tij u bënë përsëri prindër, partnerja e tij solli në jetë një djalë.

Ai e konfirmoi lajmin përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku edhe pranoi urime të shumta nga kolegë, miq e familjarë.

“Elhamdulilah Elhamdulilah Elhamdulilah. Allahu na gëzoj mua dhe gruan time me nje tjeter Djale”, shkruan Dardani në postimin e tij.