Albin Kurti: Do të sjellim drejtësi pa hakmarrje

LAJME

Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendsoje, Albin Kurti thotë se referendumi kundë kapjes së shtetit dhe korrupsionit u fitua.Ai ka falenderuar edhe oponentët politik për garën fer dhe pa incidente.

Kurti shton se kjo është mundësia për ndryshim dhe që do i hakmerren askujt, por do ketë drejtësi.

“Zgjedhjet ishin referendum. Ky referendum kundër kapjes së shtetit e korrupsionit u fitua. Dua të falenderoj qytetarët që votuan, poashtu komisionerët e vëzhguesit.

Dua të falenderoj mërgatën. Falenderoj edhe oponentët për garë fer dhe pa incidente. Nesër fillon një ditë e re, kjo fitore është mundësia për ndryshim.

Nuk do hakmerremi ndaj askujt, por do kërkojmë përgjegjësi nga cdo kush”, deklaroi ai në konferencë për media.