Analistët: Pjesmarrja e PDK-së në rrëzimin e qeverisë “Kurti1”, gabim fatal që ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve!

LAJME

Partia Demokratike e Kosovës, u rendit subjekti i dytë politik në zgjedhjet e 14 shkurtit, por me një rezultat aspak të mirë.Duke parë një rezultat të tillë, njohësit e çështjeve politike, po vlerësosjnë se PDK-ja duhet me urgjencë të shkojë në proces të brendshëm zgjedhor.

“Partia Demokratike e Kosovës-PDK duhet me urgjencë të reflektoj duke marr përgjegjësi për rezultatin e dobët që morën në këto zgjedhje dhe të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme të brendëshme duke hap rruge reformimit të degëve dhe nëndegëve të veta pastaj edhe në nivel qendror të rishikojë qasjene vetë duke iu përshtatur rolit të saj opozitar.Nëse PDK-ja, në nivel të degëve nuk bënë një reformë të thellë, rezultati i zgjedhjeve lokale të tetorit 2021 do të jetë edhe me i ulët. PDK duhet të lirohet nga kthetrat e patronëve të strukturave të veta në nivel të degëve nëse don të mbetët ofertë për qytetarin e Kosovës” deklaroi analisti Shemsi Jashari.

Jashari tutje përmend disa prej arsyeve që e sollën PDK-në një rezultat të tillë, duke filluar nga shkuarja e Kadri Veselit në Hagë e deri tek pjesmarrja e PDK-së në rrëzimin e qeverisë “Kurti 1”

“Partia Demokratike e Kosovës-PDK, edhe në zgjedhjet e kaluara të vitit 2019 kur doli si partia e tretë edhe në zgjedhjet e tashme të 14 shkurtit 2021, ka vazhduar me rënie të votave ne nivel vendi dhe kjo duhet të merrët shumë seriozisht nga drejtuesit e PDK-së, nëse duan ta ndalin trendin negativë të votës për PDK-në”

“Ndonëse në këto zgjedhje PDK hyri me një hendikep të madh, si shkak i shkuarjës në Hagë të liderit të tyre z.Kadri Veseli, pastaj qendruan në opozitë shumë shkurt para se të përballën me zgjedhje, mendoj se ishin disa hapa strategjik politik të PDK-së që e sollën këtë rezultat: Qeverisja e gjatë dhe gabimet në qeverisje, mosndëshkueshmëria e atyre që keqpërdorën pushtetin në emër të PDK-së,avancimi në pozita dhe struktura i përsonave me lidhje familiare dhe nepotike por pa merita dhe profesionalizëm.

“Gjatë qeverisjës së z.Kurti dhe përballjës LDK-LVV ishte gabim rreshtimi I PDK-së, pjesmëmarrja në rrëzimin e qeverisë “Kurti I”pa u bërë 100 ditë, mos trajtimi i disponimit të diasporës e cila i paralajmëroi se e duan ndryshe një PDK, pastaj emrat e kandidatëve për deputet ishin jo premtues dhe të përfolur disa prej tyre” theksoi Jashari.

Edhe profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, thotë se PDK-ja po ashtu edhe të gjitha subjektet e tjera politike që kanë pësuar rënie duhet të analizojnë gjendjen dhe marrin masa në parti.Ai thekson se këto masa duhet të fillojnë menjëherë me kuadrot udhëheqëse të partive në të gjitha nivelet.

“Jo vetem PDK-ja , por çdo parti që ka qenë në pozita deri tash dhe tash kanë rënë në opozitë, duke pësuar humbje, duhet domosdo të analizoje gjendjen në parti dhe të marrin masa.Në këtë kuadër janë tri parti që kanë pësuar humbje të mëdha. Renditja fillon te LDK-ja.Kjo parti ka rënë nga 26% që ishin në zgjedhjet e vitit 2019 ne 13.7% tani, ndërsa PDK-ja ka rënë nga 23% ne 17.8% e AAK prej 12.6% ne 7.5% te vitave.Këto janë rënie të mëdha. Çdo subjekt që theksova, kërkohet të marrin masa në kuadrot udhëheqëse të partise ne te gjitha nivelet e saj.

Po kështu kërkohet të riorganizohen dhe të shikojnë programet e veta politike” deklaroi Kelmendi. Në zgjedhejet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje u rendit subjekti i parë politik duke lënë pas Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me një numër të konsiderushëm votash.