Anëtari i PSD-së: Kurti me 50% të votave mendon se mund ta ndryshojë historinë

LAJME

Sekretari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se kryeministri Kurti e ka shkarkuar këshilltarin e tij Shkelzen Gashi kur ka pasur 26% të votave ndërsa tash kur ka 50% e mbron ministren Donika Gërvalla për deklaratat e saj për UÇK-në.

Nushe ka shkruar se Kurti mendon që me pushtet absolut mund ta ndryshojë historinë.

“Kur kishte 26% Kurti e shkarkoi keshilltarin e tij per deklaratat ndaj UCK. Edhepse si keshilltar nuk kishte rol e as pushtet ekzekutiv.Kur ka marre mbi 50%, Kurti mbron Gervallen deklaratat e te ciles jane shume me te renda e me armiqesor sesa te keshilltarit qe e shkarkoi. Pra ai mendon qe permes pushtetit absolut, mund te na e ndryshoje edhe historine. Qeveria Anti UÇK qe don ta zhvleftesoje luften çlirimtare”, ka shkruar Nushi.