Arbër Zaimi demanton Baton Haxhiun, rreth takimit Kurti-Rama

LAJME

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka treguar të vërtetën që kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar me Edi Ramën, ashtu si pretendonte Baton Hahxiu.

Ja reagimi i tij:

Albini kishte takime, si kryeministër i zgjedhur i Kosovës, me kreun e qeverisë, presidentin, dhe kreun e PD.

Por, kur Batoni nxori nga portali i vet lajmin kinse Albin Kurti po takon fshehurazi Ramën, thjesht i çoi gjithë mediat te kundërshtarët e Ramës ku Albini po kryente takimet respektive.

Kështu është kur këshillohesh nga këshilltarë që shquhen për hapje gropash. Bie vetë brenda.