Armend Muja flet për skandalet që tronditën Kosovën, ‘godet’ klikën e vjetër

LAJME

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, i cili ka fituar votat e nevojshme për ulësen e deputetit, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një skanim lidhur me gjendjen në vend. Ai përmes këtij shkrimi në Facebook, ka treguar disa nga skandalet që tronditën Kosovën, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“(1) 400,000 euro të vjedhura nga subvencionet e bujqësisë, (2) disa oficerë policie u arrestuan në një operacion anti-narkotik, (3) Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka pranuar vaksina anti-Covid 19, (4) ende nuk dihet se çfarë masa për rimëkëmbje ekonomike janë ndërmarrë, (5) Kryeqyteti vuan nga qentë endacak, (6) asgjë nuk dihet çka ndodhi me 2 milion euro të vjedhura nga thesari, (7) është tërhequr urdhër-arresti për Milan Radoiçiç dhe (8) votat mund të blihen”, ka shkruar mes tjerash.

Kurse, në fund i ka dhënë një goditje klasën së vjetër, duke thënë se pas gjithë këtyre skandaleve, këta të fundit gjejnë kohë për të pyetur së çfarë do të bëjë Lëvizja Vetëvendosje me dialogun.

Ja shkrimi i tij:

Çka mësuam pas fushatës zgjedhore: (1) 400,000 euro te vjedhura nga subvencionet e bujqësisë, (2) disa oficerë policie u arrestuan në një operacion anti-narkotik, (3) Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka pranuar vaksina anti-Covid 19, (4) ende nuk dihet se çfarë masa për rimëkëmbje ekonomike janë ndërrmarrë, (5) Kryeqyteti vuan nga qentë endacak, (6) asgjë nuk dihet çka ndodhi me 2 milion euro të vjedhura nga thesari, (7) është tërhequr urdhër-arresti për Milan Radoičić dhe (8) votat mund të blihen. Ndërkohë, pyetjet kryesore nga klika e vjetër ‘çka doni me ba me dialog?’