Berisha – ambasadorit gjerman: A do të mund të ishte pjesë e kabinetit të Merkel një figurë si Donika Gërvalla Schwarz?

LAJME

Gazetari Ridvan Berisha i ka reaguar ambasadorit të Gjermanisë Joern Rohde, duke i thënë se ka pasur reagime selektive nga ana e tij. Ai në postimin e tij e ka cilësuar si figurë kontraverse minstren Gërvalla. Berisha thotë se ka një pyetje për ambasadorin: “A do te mund te ishte pjese e kabinetit te kancelares Merkel nje figure teper kontraverse, çfare eshte znj Donika Gervalla Shëartz?”

Postimi i plotë:

Shkelqesia juaj,

Ambasador i Republikes Federale te Gjermanise ne Republiken e Kosoves z. Joern Rohde,

Me te vertete e çmoj pa mase angazhimin e tuaj ne demokratizimin e vendit tim, perkrahjen e pafund qe i jep shteti juaj Kosoves tash e 21 vjet ne te gjitha dimensionet e saj. Linçimet jane te papranueshme per kedo qe ndodhin. Keni pasur reagime sporadike e selektive. Nje pyetje e kam per ju: A do te mund te ishte pjese e kabinetit te kancelares Merkel nje figure teper kontraverse, çfare eshte znj Donika Gervalla Shëartz?