Buta i bën vetes dhuratë një veturë luksoze të tipit Mercedes S-Class: Kush tha që është krizë?

SHOWBIZ

Megjithëse një pjesë e estradës shqiptare kanë qenë të zëshëm rreth pandemisë dhe ndalimit të veprimtarisë së tyre, duket se për një pjesë tjetër kjo gjë nuk ishte problem.

Dhe pas Kidës që ditë më parë i bëri një dhuratë luksoze vetes duke blerë një veturë të tipit ‘Mercedes’, së fundmi një gjë të tillë e bëri edhe reperi Buta.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, me anë të së cilës tregon se ka blerë një makinë Mercedes S-Class, që kap shifrën e mbi 100 mijë eurove.

“Kush tha që është krizë?”, ka qenë përshkrimi i imazhit.

Reagimet ndërkohë në hapësirën për komente ishin nga më të ndryshmet, duke e uruar për investimin e bërë.

Buta në anën tjetër gjatë viteve të fundit ka qenë më aktiv në muzikë, kurse një muaj më parë solli një mini-album të quajtur “Babyega”.