Çelaj: PDK thirret se buron nga UÇK’ja, por kjo frymë nuk është më në këtë subjekt

LAJME

Anëtari i PDK’së, Lirak Çelaj ka folur për rezultatin e PDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se PDK’ja ka një kryesi të emëruar dhe jo të zgjedhur, dhe se kjo kryesi që një vit e dy muaj nuk është konsultuar me këshillin drejtues të partisë për proceset e mëdha që kanë ndodhur në PDK dhe në vend.

Sipas tij, PDK’ja në vazhdimësi thirret se buron nga UÇK ‘ja, por se kjo frymë nuk gjendet më në këtë subjekt.

“Është humbur mungesa e vullnetit të anëtarësisë. Aty buron energjia e kërkimit të votës në elektorat. Nuk kanë vullnet njerëzit që të kërkojnë votën për diçka që dështon. Ne e kemi një kryesi të emëruar dhe jo të zgjedhur. Që 1 vit e dy muaj nuk është pyetur këshilli drejtues e nuk është konsultuar për të gjitha këto procese të mëdha që kanë ndodh edhe për PDK’në edhe vendin. Në vazhdimisht thirremi se burojmë nga UÇK’ja dhe e gjejmë atë energji atë frymë që është ngritur, sot nuk e gjejmë në PDK’në”, ka shtuar ai.