Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

LAJME

U.d. presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. (Oborri i ZKM-së, ora 08:00)

U.d. presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të bëjë homazhe me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Ora 08:30- 10:00)

Bëhen homazhe te varri i presidentit Rugova, vendosje kurorash me lule nga liderët shtetërorë. (Velani – Prishtinë, ora 09:00)

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova. (Ora 10:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj për nder të përvjetorit të 13-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, bën homazh në Kompleksin Memorial në Prekaz.(Ora 10:00)

Homazhe te varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës, vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale. (Komunat e Kosovës, ora 10:00)

U.d. presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë Avdullah Hoti marrin pjesë në Manifestimin qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 12:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj bën homazhe në Reçak (Ora 08:00), homazhe në Gllogjan (Ora 10:00), homazhe në Prekaz (Ora 12:00), homazhe te varri i presidentit Rugova, pastaj te Shtatorja e Zahir Pajazitit (Ora 13:00)

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës mbahet Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës. (Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës mbahet Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes. (Hani i Elezit, ora 10:00)

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës mbahet Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-Pongut. (Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës mbahet Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike. (Viti, ora 11:00)

Me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini do të nderojë me homazhe dëshmorët dhe martirët e lirisë:

Ora 10:00 – te Lapidari “Shokët e Lirisë”;

Ora 10:15 – Shtatorja e Heroit Agron Rama;

Ora 10:30 – Varrezat e Dëshmorëve në varrezat e qytetit;

Ora 10:45 – Varrezat e Martirëve në Çabrat dhe

Ora 11:00 – Varrezat e Martirëve në Mejë

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari bën homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Sheshi “Adem Jashari- Skenderaj, ora 9:30)

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari bën homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë. (Kompleksi Memorial- Prekaz, ora 9:45)

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari bën homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. (Marinë,ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (Objekti i Komunës, ora 11:00)

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, KK i Prizrenit mban mbledhje solemne dhe ndan dekoratën “Nderi i Qytetit” për Bujar Gjurgjealën. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren, ora 11:00)

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës hapet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 13:00)

Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës bëhet ndarja e çmimeve vjetore për letërsi. (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)

Nën përkujdesjen e u.d. presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbahet pritja shtetërore për 13-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Hoteli “Golden Imperial”, Veternik-Prishtinë, ora 18:00)