Çka do të ndodhë nëse merrni mbi 60 deputetë? A ka nevojë për frikë? Kjo është përgjigja e Albin Kurtit…

LAJME

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti e kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, janë mysafirë të sontëm të emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini.Në fillim fare, gazetari nga Shqipëria, Armand Shkullaku, iu derjtuar Kurtit me pyetjen se çka do të ndodhë me opozitën e ardhshme, me mediat, nëse ndodhë që VV-ja të marr më shumë se 60 deputetë.

Mes tjerash, Kurti deklaroi se populli nuk ka nevojë për druajtje nëse ndodhë që partia që ai drejton të marrë shumë se gjysmën e parlamentit, pasi sipas tij VV-ja është parti e djathtë, demokratike dhe se qytetarin e ka në qendër.

Populli po i druhet kapjes së shtetit. Ju kujtohet si u realizua plani për shkarkimin tim në pikun e pandemisë. Po të mos ishte 25 Marsi, nuk do të kishte 14 shkurt. Fakti që PAN-i u bë PLAN, na shtyu për Referendum. Nuk ka subjekt që nuk aspiron shumicën. Jemi të djathtë, jemi demokratë, ku qytetari është në qendër , tha ndër të tjera Kurti.