Cramon: Albin Kurti nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike

LAJME

Fitoren e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit, e ka komentuar edhe Eurodeputetja gjermane, Viola Von Cramon.

Cramon, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Wochenzeitung”, ka vlerësuar lartë Kurtin, duke thënë se ai nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike, edhe pse ai është pro politikan për nga bindja.

“Më ka bërë përshtypje që ai një pro politikan për nga bindja dhe nuk bënë asgjë për përfitime ekonomike”, ka potencuar Cramon.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 14 shkurtit duke marr 47,85 përqind të votave, pa i numëruar ende votat me kusht dhe ato të Diasporës, që pritet ta thellojnë rezultatin, duke ia siguruar partisë së Albin Kurtit, mbi 60 ulëse në Kuvendin e Kosovës.