Dacic mesazh SHBA’së e BE’së: Mos humbni kohë, nuk e njohim shtetin e Kosovës

LAJME

Këto deklarata të Vucicit, dje i kanë kushtuar vëmendje edhe mediet serbe në Beograd ku kanë shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do t’i dërgojnë Vucicit, një letër, në të cilën sipas tyre do të jetë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, pas gjithë këtyre raportimeve dhe deklaratave ka folur kryetari Kuvendit të Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka thënë Beogradi nuk do ta njeh Kosovën.

Ai ka thënë se SHBA’ja dhe BE’ja nuk duhet të humbin kohë me gjëra të tilla, meqë Serbia ka qenë e qartë në qëndrimin se duan kompromis që nuk përfshinë njohjen reciproke.

“Është përmendur një letër jo zyrtare, për të imponuar njohjen e Kosovës. Ata nuk duhet të vijnë me një gjë të tillë tek Vucic, s’ka nevojë që askush të humb kohë me gjëra të tilla. Ne kemi thënë qindra herë se duam dialog dhe kompromis, por kjo nuk nënkupton që ta njohim Kosovën”, ka thënë Dacic.

Tutje, Dacic ka përmendur situatën se Kosova nuk mund që ta anëtarësohet në asnjë organizatë ndërkombëtare, për shkak të respektimit të marrëveshjes së Uashingtonit./