Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani po sjellin një bashkëpunim

SHOWBIZ

Dyshja më më zë e estradës, si duket kanë bashkuar forcat për të ardhur në një duet.

Bëhet fjalë për artistët e njohur, Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani, shkruan portali arbresh.info

Ishte Dafina ajo që përmes një InstaStory e bëri të ditur se dyshja janë duke sjellë një projekt të ri muzikor.

Fansat e tyre sigurisht që janë tejet entuziast për këtë super bashkëpunim.

Duke qenë se janë dy nga artistët më të mirë në industrinë e muzikës aktualisht, me siguri ky bashkëpunim do bënte namin. /arbresh.info/