Djali i Ardit Gjebreas la të fejuarën për t’u lidhur me Vildane Zenelin

SHOWBIZ

Vildane Zeneli pothuajse çdo ditë komentohet në shtypin rozë për format e saj perfekte, për të rejat në karrierën si modele, por më e komentuara mbetet jeta private.

E tre muaj pasi u përfol për një lidhje me Jonin, djalin e producentit të njohur, Ardit Gjebrea, Vildane detyrohet të na informojë për të rejat e saj.

Vildane, në një postim të bërë në “Instagram”, është shprehur se aktualisht është ‘single’, por edhe nëse kjo do të ndryshojë, nuk do ta bëjë publike.

Me sa duket, bërja publike e lidhjeve me apo me dashme është kthyer në një fobi për personazhet e njohur, për faktin se pas kësaj diçka ndodh krejt papritur dhe lidhja merr fund.

Ndërkohë, i rikthehemi historisë së saj tre muaj më parë me djalin e Gjebresë, një histori që doli në media vetëm një muaj pasi ai kishte prishur fejesën.

Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësisht se s’është pjesë e televizionit, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrëdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”.

Mbi dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri.

Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës.

Por prej katër muajsh ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e artistit e moderatorit të programit “E diela shqiptare”.

Nga postimet e fundit, Merlin e deklaronte veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi.

Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë vendit për një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj.

E pas dy vitesh fejesë, marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar mori fund.

Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat tashmë nuk ekzistojnë më në profilet e tyre, pasi i kanë zhdukur.

E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e percjell ende mes personave të zemrës që percjell, që i numëron me gishtat e dorës.

Ndërkohë, ç’ndodhi me jetën e Jonit, i cili ka një biznes cigaresh puro, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pikërisht në SHBA ku jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, tre muaj më parë ndodhi kjo “romancë amerikane”, që po ashtu ka marrë fund.

U tha se Vildane i kishte vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara.

‘Fasnat’ vunë re faktin se ajo e komentonte shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ndau me ‘fansat’ një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA, shkruan Panoramaplus.

Dhe sapo Joni postonte foto, Vildane e ngacmonte me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë./Express