Drejtori i EPIK: Albin Kurti kryeministër, ja pse LDK dhe PDK do ta mbështesin Vjosa Osmanin për presidente

LAJME

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se Albin Kurti do të bëhet kryeministër i ri i Kosovës. Në një postim në Facebook, Shasha ka thënë se edhe Vjosa Osmani do të bëhet presidente, pasi sipas tij, PDK-ja dhe LDK-ja do ta mbështesin atë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, nëse këto dy parti nuk e bëjnë këtë, ato në zgjedhjet e reja do të përballen me rezultat fatal.

Postimi i plotë i Shashës:

Është tani më e qartë që z. Kurti do bëhet Kryeministër. Nga ana tjetër, e shoh të pamundshme të mos zgjidhet Presidente znj. Vjosa Osmani. Çdo sabotim nga PDK dhe LDK të vullnetit të qytetarëve do ishte vetëvrasës pasi që do dërgonte vendin në zgjedhje të reja dhe një rezultat edhe më fatal për këto parti.

Në këtë kontekst, PDK dhe LDK duhet të luajnë me letrat që kanë. Prandaj, cila do nga këto dy parti duhet të “përfitojë” nga kjo situatë dhe sa më parë të del me qëndrim të qartë për mbështetjen e zgjedhjes së znj. Osmani si Presidente e vendit. Taktikisht kjo lëvizje do të siguronte dominim në terrenin opozitar përmes një qëndrimi të përgjegjshëm institucional i cili reflekton vullnetin e qytetarëve.