Dullovi: Kampioni Enver Idrizi nuk ka shtetësi të Maqedonisë

LAJME

Gjatë emisionit të mbrëmshëm në emisionin politik Click Plus të TV21 ku i ftuar ishte kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nëmes diskutimesh me analistët, u diskutua edhe për mospasjen e nënshtetësisë së shumë qytetarëve shqiptar në Maqedoninë e Veriut, njofton Realiteti.

Për tu çuditur është fakti se kampioni botëror i karatesë, Enver Idrizi nuk ka shtetësi të Maqedonisë së Veriut, e këtë bëri të ditur në Click Plus gazetari Lirim Dullovi.

Dullovi shtoi se kërkesa për shtetësi kampionit Enver Idrizi i është refuzuar tre herë.