EKSKLUZIVE: Mbi 70 përqind të Prishtinasve e kanë votuar LVV

LAJME

RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting kanë realizuar një exit poll për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit:

Sipas këtij exit polli rezultatet janë si më poshtë.

Lëvizja Vetëvendosje 47,9%. Partia Demokratike e Kosovës 17,7%. Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%.Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe Partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.

UBO-Consulting ka treguar rezultatet për shtatë qendrat e mëdha.

Sipas tyre LVV ka marrë në Prishtinë 70.8%, Mitrovicë 61%, Peja 63%, Prizreni 50.3%, Ferizaj 63.4%, Gjilan 63.8% dhe Gjakova me 60.6%.

UBO-Consulting thotë se PDK ka më së shumti mbështetje në Mitrovicë me 32.3%, Prizreni me 23.6%, Ferizaj 22.2%, Gjilan me 13.3% dhe Peja me 9%.

Sipas këtij exit polli, LDK në Prizren merr 18%, Gjilan 17.1%, Prishtinë 14.5%, Pejë 13.1%, Ferizaj 10.4%, Gjakovë 7.4% dhe Mitrovicë 5.1%.

AAK në Gjakovë me 23.8%, Pejë me 13.5%, Gjilan 4.89 dhe Prishtinë 3.4%.