Fallxhorja nga Tirana zhvat një grua, i merr 12 mijë euro për t’i treguar fatin

KURIOZITETE

Një 56-vjeçare nga Tirana është proceduar penalisht pasi ka mashtruar një grua duke i marrë 12 mijë euro.

Bëhet me dije se gruaja me iniciale A.SH, fallxhore ka mashtruar një grua 35-vjeçare duke i zhvatur shumën e madhe të lekëve.

Mësohet se fallxhorja nga Tirana i ka marrë paratë gruas, në një periudhë dy mujore duke i premtuar 35-vjeçares ndryshimin e fatit me një fall.