Familja Dehari kallëzimin penal ndaj një zyrtari të LDK-së do ta publikojë pas zgjedhjeve

LAJME

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se familja Dehari ka dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari të lartë të LDK-së.

Sipas Gashit, identiteti i zyrtarit do të publikohet më 15 shkurt 2021.

“Ne nuk jemi si ata! Me kërkesë të familjes së Astrit Deharit e për shkak se Avni Dehari është kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kallëzimi penal kundër zyrtarit të ‘lartë’ të LDK-së do të publikohet më 15 shkurt 2021, pas fitores në referendumin për Vetëvendosje!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.