Fekës të “Kafenes Jonë”, ja vjedhin telefonin afër Hotel Grand, publikon foton e hajnit!

SHOWBIZ

Shkumbin Istrefi i njohur si “Feka” në serialin “Kafeneja Jonë”, është përballur me një situatë të pakëndshme sot.

Atij i është vjedhur telefoni mobil gjerësa ishte tek “Hotel Grand” në Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, derisa ka kërkuar ndihmë për identifikimin e personit që dyshohet se ia ka vjedhur telefonin.

“Kete mesazh ma shkrujti nje Kristian Doda nga Shqipnia e me luti me e postu ketu.

Pershendetje grupi ! Sot tek Burger King te Grandi Prishtine , ky personi ne foto me ka vjedhur telefonin iphone 11 pro max . Nese dikush e njeh ose ka informacion se ku jeton , mund te me shkruani ne inbox , kundrejt nje shperblimi , pasi kam dokumente te rendesishme. Faleminderit !“, ka shkruar ai.