Ferizaj, dy gra kapen duke i marrë 30 mijë euro nga një person që e shantazhonin

LAJME

Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se ka arrestuar dy gra të dyshuara për një rast të shantazhit.

Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarave Sh.K., 33-vjeçare dhe S.K., 36-vjeçare është bërë pasi që të njëjtat për disa ditë rresht kanë shantazhuar një person.Sipas njoftimit, të dyshuarat kanë shantazhuar viktimën duke i kërkuar 30 mijë euro për të tërhequr padinë ndaj vëllait të tij, për një rast të mëhershëm, i cili gjindet në paraburgim.

“Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe të dyshuarat janë arrestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30 mijë euro nga viktima”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit në Ferizaj ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër Sh.K. është liruar në procedurë të rregullt.