Ferizaj: Shkon në 31 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit, shtatë në gjendje të rëndë

LAJME

Ka shkuar në 31 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj.

Shtatë nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë dhe janë përcjell për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë Emin Beqiri.

“Numri ka shkuar në 31.

Shtatë nga ta janë në gjendje të rëndë dhe janë përcjell për në Prishtinë. Dy nga të lënduarit janë fëmijë”./klankosova