Frashër Krasniqi: Albin Kurti nga Kuvendi i Lezhës e mori rolin e Hamza Kastriotit

LAJME

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frasher Krasniqi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në vizitën që i bëri sot Shqipërisë për 577 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, e mori rolin e Hamza Kastriotit.

Ish-deputeti i VV-sw ka shpërndarë deklaratën e Kurtit ku ky i fundit thotë se Kushtetuta e Kosovës e ndalon bashkimin kombëtar dhe se Qeveria e tij nuk do ta ndryshojë atë, shkruan Reporteri.net.

“Nga Kuvendi i Lezhës, Albin Kurti mori rolin e Hamza Kastriotit!”, shkroi Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’ia zënë vendin e xhahait të vet dhe kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit.

Më 1457, ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut.