Ftesa e Netanjahut për Kurtin, analisti: Ja çka duhet të bëjë Kurti

LAJME

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në mesazhin dërguar Albin Kurtit, ka ftuar atë në ceremoninë e hapjes të ambasadës së Kosovës atje.

“E mirëpres jashtëzakonisht marrëveshjen mes dy vendeve të nënshkruar në fillim të muajit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shpresoj se ky do të shërbejë si momentum i ri për të forcuar dhe avancuar bashkëpunimin mes nesh. Përpjekja juaj për çështjet e hebrenjve, përfshirë kthimin e pronave, është tejet e vlerësuar. E shoh shumë të rëndësishme vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem dhe ju pres në Izrael në ceremoninë e hapjes.” – thuhet në mesazhin e Netanyahut.

Analisti politik, Faton Mehmeti për “Bota sot”, ka komentur këtë duke thënë se, Albin Kurti si kyeministër duhet të ndjekë politikën e koordinimit të veprimeve të tilla me SHBA.

“Albini, si kryeministër duhet të ndjek politikën e koordinimit të veprimeve të tilla me SHBA. Çdo ndryshim i kursit të qeverisë së Kosovës pa pëlqimin e SHBA do të jetë i dëmshëm, si i tillë nuk i shërben Kosovës”, ka thëmë Mehmeti.

Sipas tij, Kurti nuk duhet të bie pre e lojërave të dikujt, dhe as të Erdoganit duke shtuar se, Kosova duhet të vazhdojë të ndjek bashkëpunimin me SHBA, tjerat s’kanë rëndësi.

“Albini s’duhet të bie pre e lojërave të dikujt, dhe as të Erdoganit. Kosova duhet të vazhdojë të ndjek bashkëpunimin me SHBA, tjerat s’kanë fare rëndësi. Albin Kurti nëse lejon veten të dirigjohet nga Erdogani, dhe bën veprime në favor të tij dhe kundër SHBA, do të bëj vetëvrasje politike. Dua të besoj se Albini nuk bën gabime të tilla, të cilat nuk i shërbejnë Kosovës”, përfundon Mehmeti.