Gashi për News-TV: Albin Kurtin e kam mik prej para politikës (Video)

LAJME

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në intervistën për News-TV ka zbuluar se Albin Kurtin e ka mik që prej para politikës, ndërsa si subjekt politik kanë raporte të mira me Vetëvendosjen.

“Po unë personalisht Albin Kurtin e kam mik që para politikës, por tash edhe si subjekte politike, por tash edhe si koalicion kemi raporte të mira. Ata na kanë përkrahur në zgjedhje të vitit 2020 dhe mendojmë se ky bashkëpunim të jetë sa më i frytshëm dhe në dobi të kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Gashi për News-TV.