Gazetari shqiptar që “çmendi” Bernabiqin: Po më vjen keq që ne nuk e kemi një Albin e një Vetëvendosje

LAJME

Gazetarin shqiptar nga Maqedonia, Furkan Saliu, i cili njihet për gjestin e tij të bërë kryeministres serbe, Ana Bërnabiq duke i dalur përballë me bluzën “Njerëz të ardhur nga mali”, sot ka reaguar në profilin e tij rreth zgjedhjeve në Kosovë.

Ja reagimi i tij:

Po i shihja videot të mërgimtarëve që mbrëmë arritën në #Kosovë… Eufori e madhe.
Këto video mund të krahasohen edhe me ato të 1999, kur populli shqiptar i Kosovës po kthehej në vendlindje pasi përfundoi l fta…

Populli shqiptar i Kosovës po çlirohet për së dyti!

Kësaj radhe prej “çlirimtarëve” që e okupuan aparatin shtetëror dhe e shfrytëzuan për të vjedh e për të v a. U munduan ta shfrytëzojnë edhe mbrëmë duke u kërkuar PCR teste mërgimtarëve, por këto janë vetëm shqelmat e fundit të krmnelëve të maskuar si politikan… Vullnetin e popullit nuk ka forcë që e ndalë!

Po më vjen shumë mirë për kosovarët, e po më vjen shumë keq për veten.

Po më vjen keq që ne nuk e kemi dëshirën e tyre për #ndryshim, që nuk e kemi një #Albin e një #Vetëvendosje.