Gjermania dënon Gjelin e Kosovës me 8200 euro

KURIOZITETE

Nga Hava Kurti Krasniqi

Agron Krasniqi është një afarist nga Kosova i cili jeton me bashkëshorten dhe dy fëmijët në Gjermani.
Gjatë aperos së Hipodrumit të kuajve në Shirokë Suharekë një i ftuar u kishte sjellur një gjel dhuratë.

Familja Krasniqi e mori gjelin me vehte në Gjermani.
Gjeli këndonte bukur për mrekulli.
Ishte i bardhë me flatra që shkëlqenin dhe binte fort në sy , kështu thonë fqinjët që e shihnin në oborrin e tij.

Një ditë njëri nga fqinjët kishte shkuar në shtëpinë e Agron Krasniqit dhe i kishte thënë : “gjeli yt po këndon shumë heret , po më nxjerr gjumin”

Agroni i kishte dhënë këtë përgjigjje:
“Ja atje në fund të oborrit janë pulat, shko mësoje gjelin se kur të këndojë sepse un nuk di se si t’ia ndryshojë as orarin e as këngën”

Ads3
Fqiu gjerman kishte ikur i mllefosur.
Por javën e kaluar Agroni mori një dënim në shumën prej 8.200 eu për gjelin e tij që po u prishte gjumin e banorëve.
Ishte fqinji që kishte mbledhur nënshkrimet nëpër fshat.

Agronit nuk iu dhimbsën 8.200
ai në Ferizaj i humbi 8 milion kur ia ndaluan punën e gazit që kishte filluar me marrveshjen komunale.
Por këtë rast iu dhimbs gjeli i vendlindjes që u desh ta prente.

Në facebookun e tij Agroni kishte shkruar : kush ka ngrënë gjel me çmim prej 8.200 eu, të vijë të flas me mua