Gjyste Vulaj ndanë një imazh si dukej krejt në fillim të karrierës

SHOWBIZ

Gjyste vulaj ka ndarë imazhin interesant në rrjete sociale.

Këngëtarja Gjyste Vulaj ka publikuar në rrjete sociale disa fotografi të realizuara në fillimet e karrierës muzikore.

Artistja në fotografi shfaqet me mikrofon në dorë teksa ka të veshur një fustan të kuq dhe flokët ngjyrë kafe.

Gjyste përkrah fotografisë shkroi se karriera e ndoqi atë tërë jetës dhe jo ajo atë.

“Fillimet e mia!, Karriera më ka ndjekur mua, jo unë atë”, shkroi Gjyste Vulaj.