Grenell përsëri godet Kurtin: Do të jetë edhe kundër Bidenit, ai është me të vërtetë anti-Amerikë

LAJME

Ish-Emisari Special i Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi ka goditur sërish kryetarin e VV’së, Albin Kurti.

Grenell ka shkruar në Twitter se Albin Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate dhe se ai sërish do të jetë anti-Amerikë dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Biden për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Ndërkaq dje, Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA’së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

“ Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.

“Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell.

Ish-emisari ndërkohë ka ftuar administratën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.