Gruaja nga Kosova mesazh të rëndë për Ardit Gjebrean: Nuk ta kisha uru me e pa vajzën tande n’atë pozicion!

SHOWBIZ

Nga Fjolla Spanca

Trupi asht ndër të Dhanunat Hyjnore që tek ne vjen si amanet! Trupi asht çdo rrëqethje që na e rrotullon zemrën kur tinëz vjedhet a dhunohet mishi jonë. Trupi asht ai qoshku’ ku Shpirti endet lirshëm dhe merr e jep sinjale diftuese të Frymës sonë!

Para ca ditësh, ajo çfarë pamë tek “E diela shqiptare” qe nji kallzues i shpirtit të mluem me petkun e Harresës; shpirtit të trazum prej materializmit shfrenues! Vajzat qe “përdridheshin” teksa Ardit Gjebrea dhe Valon Shehu shijonin pjatat sipër barkut të tyre, përçonin mbi të gjitha nji soj dhimte që zor kalon. Dhimtë me e pa se qysh jena hutu n’terrin e paditunisë!

Doemos asht dhimtë e madhe me i pa vajzat e reja teksa çplohen neveritshëm për t’i plotsue tekat djallëzore të disave. Jo se du me u ngatërrue në zgjedhjen e gjithsekujt për me ba ça t’i teket me veten; por s’mund ta pranoj kurrë që për disa interesa/ cytje bajate modeli i menjeve të hallakatuna me u marrë i mirëqenë dhe gruaja me u përdorun si ato kukullat kineze (kancerogjene) që e prishin shnetin e fmijëve!