Hapen të gjitha vendvotimet në ora 7:00 në gjithë Kosovën

LAJME

E diela e 14 shkurtit është ditë votimesh në Kosovë. Nga ora 7:00 e mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Realiteti do të ketë emision special gjatë tërë ditës dhe do të raportojë nga të gjitha qytetet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Qendrat e vendvotimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, ku qytetarët do të kenë mundësi që me votën e tyre të vendosin për legjislaturën e re të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë u ka paraprirë një vendim i Kushtetueses që votimin e qeverisë Hoti e ka konsideruar si të paligjshëm për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar nga gjykata me një vendim të formës së prerë.