Haxhiu tregon kur pritet të formohet qeveria, thotë se nuk i intereson më politika e Kosovës

LAJME

Gazetari dhe publicisti i njohur, Baton Haxhiu, ka folur për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, rezultat ky i cili ishte parashikuar nga Haxhiu në bashkëpunim me institutin ‘Gani Bobi‘ dhe ‘Albanian Post‘.

Ai ka thënë se aktualisht është fokusuar në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti në Shqipëri, ku gjithashtu do të sjell sondazhet dhe Exit Poll-in, duke thënë se Kosova nuk i intereson më politikisht.

“Në këtë moment, Kosova e ka marrë rrugën e vet, nuk më intereson më politikisht. Jo se është në plan të dytë, por nuk ka më kënaqësi e as dinamikë politike. Institucionet nuk do të formohen edhe dy muaj“, ka thënë Haxhiu në Kanal10.

Ai ka folur edhe për qeverinë që pritet të formohet nga lideri i VV-së, Albin Kurti, për të cilin ka thënë se do të fokusohet nga temat e mëdha, pasi që sipas Haxhiut, Kurti do ta ketë problem realizimin e premtimeve sociale me buxhetin e vogël të Kosovës.