Herolina i bën bashkë nënën me vjehrrën e saj Gilin

SHOWBIZ

Herolina Zeka është bërë anëtarja më e re e familjes Berani.

Që kur ka zyrtarizuar lidhjen me djalin e Gilit e Ilirit vëmendja më nuk i është ndarë.

Duke parë hapat që kanë zhvilluar në lidhje çifti, mbase as fejesa nuk është e largët.

Edhe familjet kanë filluar të shoqërohen mes vete.

Së fundmi, Herolina ka dalë në kafe bashkë me mamanë e vjehrrën.

Kafe e llafe u kënaqen./Kosovarja/