Historianët e Deçanit: Lista serbe të shpallet organizatë terr o riste në Kosovë

LAJME

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër sjelljen e Listës serb dhe përfaqësuesve të saj në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se Lista serbe ka sulmuar rëndë kushtetutën dhe rendin kushtetuese në Republikën e Kosovës, duke përkrahur iniciativa fiktive në zgjedhjet e fundit në Kosovë, dhe me këtë akt ata kanë bëre precedent të rrezikshëm për institucionet dhe demokracinë e vendit tonë.

Që këndej, ne ju bëjmë thirrje gjitha autoriteteve ligjvënëse në Kosovë që të shpallin të pavlefshme votat për iniciativat fiktive serbe e të komuniteteve të tjera. Assesi nuk duhet lejuar që të sfidohen kushtetuta dhe ligjet e Kosovës, për interesat e ngushta të Listës serb, grup i cili nuk është asgjë me shumë së sa një organizatë terroriste dhe anti shqiptare”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, benë thirrje që Lista serbe të shpallët organizatë terroriste dhe anti kushtetuese në Kosovë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se është e gatshëm të përkrah çdo iniciativë që do të dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të shpallur anti kushtetuese Listën serbe.