Internacionalja socialiste përkrah Albin Kurtin

LAJME

Lëvizja Vetëvendosje në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit ka pranuar mbështetje nga Organizata botërore e Internacionales Socialiste .

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo parti përmes një njoftimi.

“Luis Ayala, Sekretar i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, organizatës botërore që numëron mbi 100 parti dhe organizata social demokrate brenda vetes, dje ka dërguar letër në adresë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti”, thuhet në njoftim.

Ayala shkruan se “përderisa vendi do të votojë këtë të diele, më 14 shkurt, jam shumë i lumtur që në emër të Internacionales Socialiste, organizatës botërore të partive social demokrate, të punës dhe demokratike socialiste, t’ua dërgoj urimet më të mira për suksesin tuaj, i bindur që partia juaj dhe personalisht ju do të bëni një kontribut të madh për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj, në një kohë kur vlerat dhe idealet tona të përbashkëta janë të domosdoshme në këtë kohë të krizës politike, ekonomike dhe shoqërore.”

“Në emër të partive anëtare ai i uron LVV-së “sukses në këto zgjedhje, të bindur që do të bëni ndryshim brenda dhe jashtë vendit, dhe që pritjet dhe shpresat e popullit të Kosovës do të gjejnë në ju dhe në partinë tuaj një partner të besueshëm në realizimin e prioriteteve dhe qëllimeve të cilat i keni paraqitur përgjatë fushatës.”