Ish-deputeti i LDK-së: Votuesit tanë zemërthyer e kanë votuar LVV-në, do ta kthejmë elektoratin

LAJME

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi ka folur për ngritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Realiteti.

Në një intervistë në emisionin “Frontal”, në T7, Bislimi tha se njerëzit e LDK-së e kanë votuar LVV-në për shkak të pakënaqësive ndaj partisë.

Ngritja e LVV-së është shënuar nga dy arsye: e para diskursi politik anti-LDK në kuptimin e qeverisjes nga këto parti që i kemi pasur deri më tani. Megjithatë ka qenë edhe një ndjenjë e penalizmit dënimit përmes votës elektorale nga njerëzit e LDK-së të cilët zemërthyer e kanë votuar LVV’në kësaj radhe, se e kanë parë si mundësinë e vetme për t’i iniciuar ndryshimet që i kanë dashur prej kohësh në partinë e tyre të zemrës”, ka thënë ai.

Ai tha se në rast se në LDK bëhen ndryshimet e duhura, elektorati i kësaj partie, sipas Bislimit do të rikthehet sërish tek ta. Jam i bindur që nëse nga ky proces i kësaj sfide të madhe, dalim me njerëz që i prijnë betejave të ardhshme të LDK’së, të ri-ngritjes së pari e pastaj edhe fitores, elektorati do të kthehet përsëri aty ku i flen zemra”, ka thënë më tutje ai.