Ish-këshilltari i Thaçit ironizon me politikat sociale të Kurtit, ja me çka i krahason

LAJME

Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Adil Behramaj ka ironizuar me politikat sociale që ka prezantuar kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ndaj fëmijëve, shkruan Syri.net Kosova.

“Për Kurtin, politikë sociale qenka të ndajë nga 20 euro për çdo fëmijë nën 2 vjeç dhe nga 10 euro për çdo fëmijë mes moshës 2 deri 16 vjeç.”, ka shkruar Behramaj në Facebook.

Derisa sipas tij, aktualisht, Qeveria ndan nga 85 euro për çdo krerë të lopëve dhe buallicave, nga 20 euro për çdo krerë të deleve e dhive (kopetë e këtyre të fundit arrijnë deri në mbi 1 mijë krerë vetëm të një pronari).

Madje, edhe për çdo therje të gjedhit në thertore të licencuara, Qeveria aktualisht ndan nga 75 euro për krerë.