Kandidati i VV-së për deputet: Aktualisht i kemi mbi 50%

LAJME

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje nga komuna e Prizrenit, Artan Abrashi, ka thënë se Levizja Vetevendosje ka arritur mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon.

“VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai. Deri më tani, pa numëruar në total kanë mbetur votat nga diaspora dhe ato me kusht.