Kosovari nga Hasi duke shpërndarë bukë falas për të prekurit nga tërmeti në Kroaci

LAJME

Një tërmet 6.3 shkallësh goditi sot Kroacinë, ku është shënuar viktima e parë që është një vajzë 12 vjeçare.

Menjëherë kanë nisur ndihmat për personat e prekur nga tërmeti, qoftë për ushqim apo strehim.

Edhe një kosovar nga Hasi i ka dalë në ndihmë personave që u prekën nga tërmeti duke ju ofruar bukë falas, shkruan Reporteri.net.

“Unë e di që nuk është koha për të postuar, por ata që nuk kanë ushqim sonte dhe nesër e që gjenden në shesh”, ka shkruar Alban Morina në Facebook.