Kurti: Donika Gërvalla mbron dhe afirmon UÇK-në

LAJME

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ka filluar një fushatë kundër zëvendëses së tij njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kinse ajo nuk respekton Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti thotë se kjo fushatë ka nisur pikërisht në kohën kur është Gërvalla është kthyer nga vizita e suksesshme në Bruksel, transmeton Telegrafi.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj.Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, thotë Kurti.

Më tej, kryeministri potencon se Gërvalla në takimet me ndërkombëtarë ka shpjeguar k**t e Serbisë, si pak kush tjetër.

“Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon l**ën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe k**t e Serbisë gjatë l**ës në Kosovë si pakkush tjetër”, pohon Kurti.

Së fundmi në media janë kthyer disa deklarata të mëparshme të Donika Gërvalles për Specialen, ku kishte thënë se do të bashkëpunojë me Speciale për k..et në Kosovë.

E pas reagimeve të shumta, ministrja Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të k**mit.

“Dje, sot por edhe nesër. Asnjëherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të k**it. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë jo vetëm për viktimat, por edhe për gjeneratat që vijnë. Heshtja qyqare nuk e nderon asnjërin prej nesh. Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka thënë qartë fjalën e tij. Si ministre e qeverisë së zgjedhur me votën më të fuqishme qytetare i përulem çdo vendimi të Kuvendit”, ka thënë në reagim, ministrja Gërvalla.

Ndryshe, publikimi i këtyre deklaratave ka nxitur debat në vend, ku partia opozitare PDK ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministres.