Kurti: Ne po vijmë, do të jem kryeministër për të gjithë

LAJME

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në Prishtinë, ka thënë se ndryshimi nuk ka qenë kurrë ma afër.

Kurti ka thënë se qytetarët ua kanë hapur dyert LVV-së në çdo cep të Kosovë.

“Pas qindrave takimeve, ndryshimi qe kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Ndryshimin e ka fuqizuar LVV me Listën e Vjosës. Jemi bashkuar kundër korrupsionit, ne do të realizojmë programin tonë krejt dhe drejt’”, ka thënë Kurti para qytetarëve.

Kurti ka shtuar tutje se ish-pushtuesit po largohen.

“Ne po vijmë, ata po shkojnë. Këtë të diel, do ta kujtojnë gjeneratat pas nesh se si populli është bërë bashkë. Ne kemi lëvizur drejt. Do të jem kryeministër për të gjithë ” potencoi ai.