Kurti: Nuk do lejojmë të kemi qytetarë në varfëri ekstreme

LAJME

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media tha se në mandatin e tij të plotë qeveritar, nuk do të lejojë asnjë qytetar që të jetojë në varfëri ekstreme. Ai po ashtu potencoi se do të rishikohen edhe shtesat e asistencës sociale dhe se do të formojnë sistemin pensional.

“Nuk do të lejojmë që të kemi asnjë qytetarë në varfëri ekstreme në këtë mandatin tonë të parë, pra bëhet fjalë për ata 100 mijë qytetarë që jetojnë me më pak se 1 euro në ditë”, tha Kurti.

Në mes të tjerash ai tha se do të sigurojë shtesa për fëmijë dhe se do të sigurojë punë sezonale për një anëtarë të një familjeje si dhe do të bëhet rimbursimi për fundvit për familjet e varfra.