Kurti për ish-senatorin Bob Dole: Është hero i ynë që ngriti zërin për Kosovën në kohë të vështira

LAJME

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për ish-senatorin amerikan, Bob Dole, u diagnostikua me kancer të mushkërive në fazën e IV.

Kurti përmes një shkrimi në Twitter tha se Dole është një hero që e ngriti Kosovën në kohë të vështira, ndërsa bëri të ditur se po luten për shëndetin e tij.

“SenatorDolee ka kaluar jetën e tij në shërbim duke punuar për drejtësi dhe barazi. Ai nuk është vetëm miku ynë, por një hero që e ngriti zërin për Kosovën në kohë të vështira. Ne e dimë që ai nuk po ndihet mirë tani, por ai është një luftëtar dhe ne duam të tregojmë se ne jemi duke menduar dhe lutur për të”, ka shkruar Kurti.

Dole ka shërbyer për 27 vjet si senator amerikan nga Kansas.

Në janar të vitit 2018, ai është shpërblyer me Medalje të Artë nga Kongresi, njëherësh çmimi më i lartë civil që ndan ky institucion.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990.

Në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë.

Përmes një video-mesazhi, senatori Dole ka shprehur mirënjohje për inaugurimin e bustit