Ky është personi që vodhi arkën e bamirësisë së shoqatës “Autizmi” në një librari të Prishtinës

LAJME

Një qytetar ka bërë një veprim të turpshëm duke vjedhur arkën e bamirësisë së shoqatës “Autizmi” në Librarinë Dukagjini në Prishtinë.

Në faqen zyrtare të kësaj librarie është publikuar personi i cili e ka vjedhur arkën e bamirësisë.

Ata kërkojnë që qytetarët ta identifikojnë personin në fjalë.

Sipas tyre, libraria posedon edhe incizimin dhe se kamerat ua ka dërguar organeve të rendit.

Njoftimi i plotë:

Libraria Dukagjini njofton dhe kërkon nga gjithë qytetarët që kushdo që ka informacion apo e njeh personin në foto, të njoftoj organet policore pasi që i njejti ka vjedh arkën e bamirësisë së shoqatës Autizmi e cila ishte e vendosur brenda hapësirës së librarisë dhe kishte vlerë të konsiderueshme të të hollave!

Ne i posedojmë video inçizimet e aktit të kryer, mirëpo për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale dhe pasi që ka edhe persona të tjerë prezent nuk i bëjmë publike. I njëjti inqizim ju është dorëzuar organeve të rendit!

Ju lutem t’a shpërndani këtë postim që ta shohin sa më shumë persona me shpresë që të identifikohet ky person!